Ndahet nga jeta kolegu, Nuhi Kosumi: UBT shpreh ngushëllime për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën

06/02/2025

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë kolegu dhe miku ynë, Nuhi Kosumi. Ai la pas një trashëgimi të vyer në fushën e arsimit, duke dhënë një kontribut të pazëvendësueshëm në edukimin e gjeneratave të reja dhe zhvillimin e dijes në vendin tonë.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, së bashku me stafin akademik dhe administrativ, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kosumi, kolegëve dhe të gjithë atyre që patën nderin ta njohin dhe të punojnë me të.

Vepra dhe kujtimi i tij do të mbeten të paharruara, ndërsa ndikimi i tij në arsim dhe shoqëri do të vazhdojë të frymëzojë edhe në vitet që vijnë.