Ndahet nga jeta ish-studenti Erin Godanci, rektori Hajrizi ngushëllon familjen Godanci

12/01/2022

Është ndarë nga jeta ish-studenti i Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Erin Godanci.

 

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi ka ngushëlluar familjen Godanci, duke vlerësuar lartë personalitetin e Erinit, përkushtimin dhe seriozitetin e tij.

 

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-studentit tonë, Erin Godanci. Shembulli që Erini ka dhënë për shokët dhe kolegët e tij me përkushtimin që kishte për të studiuar dhe punuar tregon shumë për personalitetin e tij. Në emrin tim dhe të institucionit që drejtoj, ju shpreh ngushëllime të sinqerta gjithë familjes, shokëve dhe atyre që e njohën Erinin”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të rektorit Hajrizi, drejtuar familjes Godanci.