Në UBT u mbajt punëtoria për menaxhimin e ankthit

30/03/2018

Në objektin e UBT-së, në Prishtinë, ka zhvilluar sot punimet punëtoria më temë: “Si ta menaxhojmë ankthin”, që është organizuar nga Qendra Këshilluese për Studentë në UBT.

 

Në këtë punëtori, psikologia e UBT-së, njëherësh psikoterapiste e licensuar Vjollca Pllana-Shahini, veç njohurive, ka prezantuar edhe këshilla praktike që ndikojnë në një gjendje më të mirë psikologjike tek studentët.

 

Studentët që morën pjesë në këtë punëtori përfituan njohuri thelbësore rreth ankthit, si dhe shkathtësi efektive për të menaxhuar dhe tejkaluar atë.

 

UBT është i vetmi institucion i Arsimit të lartë në vend i cili ka të themeluar Qendrën Këshilluese për Studentë, përmes së cilës organizohen edhe aktiviteteve me qëllim të përkujdesjes dhe mbështetjes së mirëqenies emocionale të studentëve.