Në UBT, të shtunën mbahet Konferenca për Siguri dhe Privatësi

02/02/2017

Në UBT, të shtunën mbahet Konferenca për Siguri dhe Privatësi

 

Dita e tretë e konferencës më të  madhe ndërkombëtare për siguri kibernetike dhe privatësi është planifikuar të mbahet të shtunën, më 4 shkurt, në  Kampusin Inovativ  të UBT-së, në Lipjan.

Gjatë kësaj dite do të trajtohen tema që kanë të bëjnë me sfidat dhe zgjidhjen e problemeve në fushën e sigurisë kibernetike  dhe privatësisë.

 

Në ditën e fundit të kësaj konference, do të prezantojnë  ligjërues nga universiteti Bollmburg i Pensilvanisë, përfaqësues të Facebook-ut, folës nga zyra e Ambasadës amerikane për siguri kibernetike  në Washington, ekspertë të sigurisë kibernetike etj.

 

Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi duket folur për rëndësinë e kësaj konference tha se është nder për  UBT-në, që dita e tretë e konferencës për siguri dhe privatësi të mbahet në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan.

“Mbrojtja dhe siguria e të dhënave mbetet një prej sfidave më të mëdha në epokën digjitale për të gjitha vendet e botës, prandaj organizimi i kësaj konference shërben si një thirrje për ndërgjegjësim për secilin individ dhe institucion”, theksoi Hajrizi.

 

Konferenca për Siguri kibernetike dhe Privatësi është rezultat i bashkëpunimit mes Qendrës për Siguri kibernetike dhe Privatësi dhe UBT-së, teksa do të mbahet për herë të dytë, si organizimi më i madh i këtij lloji në Kosovë dhe në rajon.