Në UBT, të mërkurën shfaqet filmi The internship
27/02/2017Në UBT, të mërkurën, më 1 mars, do të shfaqet filmi “The internship”, në kuadër të aktiviteteve të Javës së filmit, organizuar nga Qendra e Karrierës e UBT-së.
Ngjarja e filmit trajton vështirësitë e dy tregtarëve, për t’u qasur në tregun e punës, derisa kompania “Google”, u jep atyre mundësinë e praktikës.
Kjo histori, sipas drejtorit të Qendrës së Karrierës, Halil Bashota, ka për qëllim që t’i bëjë të vetëdijshëm studentët për rëndësinë e punës praktike dhe të mirat që vijnë prej saj.
“Qëllimi ynë është që të ofrojmë filma, të cilët bartin mesazh edukativ, kulturor e orientues, por mbi të gjitha, vijnë si relaksim për studentët, pas një semestri të mbushur me aktivitete akademike”, tha Bashota, teksa tregoi që, “filmi do të shfaqet për të gjithë studentët e UBT-së, pa asnjë përjashtim”.
Qendra e Karrierës në UBT, ofron shërbime jashtë programit akademik, përmes aktiviteteve rekreative, si dhe i ndihmon ata të zhvillohen në aspektin e karrierës.