Në UBT Summer of Code 2017 ligjërohet për zhvillimin e ueb-it
05/09/2017Punëtoria pesëditore për maturantë, “UBT Summer of Code 2017”, e organizuar nga Fakulteti i Shkencave kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT, në ditën e dytë të aktivitetit të vet ka vijuar me trajtimin e temës “Zhvillimi i ueb-it”, që u mbajt nga asistenti në UBT, Muhamet Sherifi.
Gjatë kësaj ligjërate, pjesëmarrësit e kësaj punëtorie mësuan për konceptet themelore të ueb-it, siç janë: HTML, CSS, Javascript e PHP,me ç’rast, nga njohuritë e fituara, ata do të jenë në gjendje të zhvillojnë një uebsite të thjeshtë për nevojat personale.
​​​​​​​​Gjatë ditës së nesërme, në “UBT Summer of Code 2017” do të ligjërohet mbi rrjetet kompjuterike, teksa ligjërata në fjalë do të mbahet nga Phd. Cand Besnik Qehaja.