Në UBT studentët kanë mundësi të shumta të shprehin talentin e tyre
11/06/2013Prishtinë, 11 qershor 2013 – Në ambientet e Kapusit të ri të UBT, u hap Ekspozita tradicionale UBT 2013, në të cilën janë ekspozuar mbi 100 punime të studentëve të Departamentit të Arkitekturës të këtij kolegji.
Të pranishëm në ceremoninë e hapjes së ekspozitës ishin studentë dhe profesorë vendorë e ndërkombëtarë, prindër, përfaqësues të institucioneve të vendit, përfaqësues të universiteteve dhe institucioneve të tjera partnere të UBT-së, etj.
Ekspozita u shpall e hapur nga prodekani i Departamentit të Arkitekturës në UBT, Dr. Binak Beqaj, presidenti i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, zëvendëspresidenti i UBT-së prof. dr. Mo. Vaziri, zëvendësrektorja e Universitetetitë Vrashavës, prof. Marta Kicinska-Habiovr, e cila pas aktit solemn të nënshkrimit të marrëveshje ndërinstitucionale, bashkë me delegacionin e saj, kanë marrë pjesën në hapjen e kësaj ekspozite, po ashtu në hapjen kanë marr pjesë edhe prof. Fatmir Krypa, can. dr. Ajhan Bajmaku, dipl.inxh Mimoza Sylejmani, can. msc. Vlora Aliu, etj. I pranishëm në ceremoninë e hapjes së ekspozitës ishte edhe Udhëheqësi i Zyrës për Aftësim dhe Arsim Privat në MASHT, Osman Shahini.
“Ekspozita në UBT është bërë tradicionale në çdo vit në muajin qershor të kemi të paraqitura punimet e studentëve tanë. Ky është një grumbullim i punës dhe përvojave të palodhshme të studentëve dhe të profesorëve që nënkupton shkëmbimin e përvojave dhe njohurive për një temë të caktuar, dhe kjo që po shihet është puna njëvjeçare që është bërë nga studentët në bashkëpunim me profesorët e tyre”, tha Dr. Binak Beqaj.
Po ashtu, gjatë kësaj ekspozite u dhanë edhe mirënjohje disa studentëve për punën e tyre të suksesshme si; Albulena Doli, Luiza Hoxha, Labinot Syla, Albana Krasniqi, Rozafa Dërguti, Donjeta Duraj, Nora Zejnullahu, Ardian Maliqaj, Fatlum Ejupi,Armend Begisholli, Qendrim Sejdiu, Leart Stavileci, Erëza Këpuska, Fistin Bllaca, Mergime Krasniqi, Arta Jashari, Besart Gashi, Ledri Mahmuti,Ermal Krasniqi, Anyla Berisha, Alma Rapuca, Nazuf Kabashi, Baton Mekulli, Aida Bakalli, Driton Tahiri, Muharrem Cani, Merita Shahini, Laberi Daka, Diamant Bytyqi, Alban Azemi, Leonard Emini, Ard Gashi Arben Lushi, Alban Misini, Flamur Imeri, Florim Gashi, Gentiana Xhemajli, Premtim Reçica, Ilirida Rama, Agon Gacaferri, Zana Prelvukaj, Ibrahim Krasniqi, Shkëndije Ramadani, Shahindere Krasniqi, Ruzhdi Dakaj, Liridona Gërguri,Driton Begisholli, Suad Morina, Festina Bucaliu, Florim Maloku, Bujar Statovci, Nora Lika, Emel Vërbiqi, Dodona Blakaj, Vesa Shasivari, Kadri Krasniqi, Anduena Hundozi, Fastina Mustafi, Armend Begisholli, Driton Begisholli, Festina Avdija, Donika Xhakli, Arta Abdyli, Drenushë Thaçi, Altin Sytka, Fjolla Abazi, Albulena Doli, Ardian Maliqi, Durim Zeka, Florim Kosumi, Azize Popaj, Muidin Ibrahimi, Shkëndije Ramadani, Kujtim Ahmetaj,
Sipas të pranishmëve, kësi lloj ekspozita kemi të pakta në përgjithësi nëpër institucione , kurse në UBT studentët kanë mundësi më të shumta të shprehin talentin e tyre dhe të komunikoj me publikun. Po ashtu edhe studentët këtij fakulteti ndihen të privilegjuar meqë u ka dhënë mundësia të prezantojnë punën e vet para një audience profesional dhe të gjerë.
Ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri në fillim të muajit gusht 2013 , në Kapusin e ri të UBT-së.