Në UBT prezantohen propozimi për strukturën e re tarifore të energjisë

25/03/2017

Të hënën, më 27 mars 2017, duke filluar nga ora 17:30, në sallën 001 në UBT,  u.d. kryesues i Bordit   të Zyrës së Rregullatorit për Energji,  Krenar Bujupi  do të prezantojë   Propozimin e  ZRRE-së,  për strukturën e re tarifore të energjisë elektrike në Kosovë.

Studentët e drejtimit të  Inxhinierisë së Energjisë  dhe palët e interesit, do të  kenë mundësi të shtrojnë pyetje dhe të japin komentet e tyre në lidhje me propozimin e ZRRE-së, për strukturën e propozuar.

UBT, si adresë referente për trajtimin e çështjeve relevante për energji, synon integrimin e njohurive akademike, në   praktikat  industriale.

Struktura e re tarifore e energjisë elektrike pritet të dërgohet në Kuvendin e Kosovës në fillim të muajit prill.