Në UBT filloi Gara Evropiane e Robotëve që luajnë futboll “EUROBY 2011”

05/05/2011

Prishtinë, 04 maj 2011 – Organizuar nga UBT ka nisur në Prishtinë Gara Evropiane e Robotëve që luajnë futboll “EUROBY 2011”,  garë e këtij niveli që organizohet jo vetëm në Kosovë, por edhe në gjithë rajonin e Evropës Juglindore.

 

Në garën, e cila do të zgjasë deri më 6 maj, po marrin pjesë ekipe nga shtete të ndryshme, me traditë në fushën e robotëve, ndërsa Republikën e Kosovës po e përfaqëson ekipi “UBT-Kosova- Robots”, i cili ka marrë pjesë edhe në kampionatin e organizuar vitin 2008  në Zvicër e Austri dhe në vitin 2009 në UBT.

 

Në ceremoninë e hapjes kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, profesorë e ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, përfaqësues të kompanive të ndryshme, përfaqësues të biznesit, studentë e mysafirë të tjerë.

 

 “Është garë interesante që e ndërlidhë sportin dhe shkencë. Gara  organizohet nga Organizata Ndërkombëtare  për  Robotike  FIRA. Them garë shkencore sepse përveç futbollit me robotë në prapaskenë  lidhet  me arritjet e mëdha shkencore. Me këtë Kosova po  jep  mesazhin Evropës dhe më gjerë,  që edhe ne bëjmë organizime të karakterit ndërkombëtare,  të arritjeve shkencore profesionale me  teknologjinë e fundit që ka Kosova, në këtë rast dhe në sport”, theksoi Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond  Hajrizi.

 

Në këtë rast, vijoi ai, duhet çmuar faktin se vetëm  Kosova, pikërisht UBT-ja organizon  ngjarje të tillë në gjithë rajonin e Evropës Juglindore, duke qenë e para në rajon, para të gjitha shteteve të tjera.

 

Ky është një mesazh se rinia e Kosova do të bindë të gjithë se është në rrjedhat e zhvillimeve të fundit të teknologjisë moderne në botë”, tha ai.

 

Në vijim, me një fjalë rasti, hapjen e kame ka përshëndetur  Prof. Dr. Piter Kopaçek nga Universiteti i Vjenës për Teknologji, që është njëkohësisht edhe nënkryetar i FIRA-s dhe udhëheqës i FIRA-s për Evropë.

 

Ministri i MASHT-it  e hapi garën 

 

“Jam i gëzuar që marr pjesë në këtë garë shkencore dhe sportive, një gërshetim i çuditshëm logjik dhe përmbajtjesor. Kjo garë ka kuptim të shumëfishtë, por dua të theksoj njërin nga këto kuptime, se kjo garë realizohet në vigjile të 9 majit, ditës së Evropës dhe ne në këtë ngjarje po tregojmë se jemi në nivel për të dëshiruar shkencor dhe  pretendimet tona janë drejt Evropës me cilësi. Unë besoj se kjo është një dëshmi shumë e fuqishme.

 

Për mua është privilegj që po mbahet nën patrionatin e MASHT-it, sepse insistimi i këtij mandati është që të rrisë cilësinë dhe kjo është në kuadër të kësaj.

 

I uroj këtij institucioni të lartë dhe prestigjioz suksese, gjithsesi shkencës që zhvillohet në këtë institucion, po ashtu  uroj edhe garën”,  tha Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Prof. Dr. Ramë Buja, gjatë hapjes solemne të garës në fjalë.

 

Garë u organizua nën patronatin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Po ashtu sponsor  i garës është edhe kompani “Ipkofundacion”.

 

Në tri ndeshjet  fiton UBT Kosova- Robots  

 

Rezultatet:

 Pas hapjes,  para të pranishmëve u zhvillua një lojë më shumë si  demonstrim mes  ekipeve, ku “UBT Kosova- Robots” fitoi ndaj HTL Leonding 14 : 4, dhe demonstrimi i dytë “UBT Kosova- Robots” fitoi ndaj Austro, ekipin po nga Austria 4: 1

Ekipet o forcuan dhe hynë garës së njëmend, ku ekipi “UBT Kosova- Robots” e mundi ekipin  “HTL Leonding” nga Austria  7: 5

Më pastaj garës i hynë, e kemi fjalë për ekipet nga Austria, ku “Austro” e mundi ekipin “HTL Leonding” me 21: 0

Në lojën e tretë u zhvillua edhe një lojë mes “UBT Kosovës- Robots” dhe “Austros”,  ku “UBT Kosova- Robots” prap korri fitore 6: 5.

“Austro” e mundi “UBT Kosova- Robots” 3: 7

Po ashtu edhe një lojë mes dy ekipeve nga Austria, ku “Austro” fitoi ndaj “HTL Leadingit” 7: 0

Dhe të fundit “UBT Kosova- Robots”  korri rezultate të theksuara kundër “HTL Ledingit” 9: 3

 

Gjatë këtij organizimi tre ditorë, duke filluar që nga sot organizohet edhe një konferencë shkencor,  seminare  dhe ligjërata të nivelit të lartë nga fusha e mekatronikës dhe robotikës.

 

Kurse  më 5 maj 2011, nga ora  10.00 fillon  organizimi i lojëve , kurse pasdite është gjysmë finalja,  dhe organizohet konferenca shkencore për mekatronik dhe robotikë, ku vetëm janë paraqiture një numër i madh kandidatë vendorë dhe ndërkombëtar ti paraqesin punime e veta shkencore nga fusha e cekur më lartë.

 

Kurse,  më 6 maj ose të premten organizohet finalja përfundimtare, po në institucionin arsimore ne cekur me lartë.