Mirë se vini në botën institucionale

05/10/2010

UBT-ja filloi vitin e ri akademik me një ceremoni solemne

                             Mirë se vini në botën institucionale

“Mbi 200 profesorë dhe ekspert nga katër kontinente e Botës, mbi dyzet vende dhe kultura të ndryshme, mbi 50 universitete dhe kompani me renome botërore,  kanë sjell dhe po sjellin dijen e tyre në programet ku edhe ju studentë do të studioni”, tha presidenti i UBT, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, gjatë fjalimit të mbajtura para studentëve të rinj, në ceremoninë solemne  të organizuar për fillimin e vitin të ri akademik 2010/1011.

Prishtinë,1 tetor 2010- UBT, vitin e ri  akademik 2010/2011 për studentët brucoshë (viti i parë),dhe për studentët aktual   zyrtarisht e fillo të premten,  më 1 tetor 2010.
Në ceremoni  morën pjesë,  Presidenti i  UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Zëvendëspresidenti z. Derek Shields, dekanët e fakulteteve,  profesorët, studentët e rinj si dhe familjarët  e tyre.
Rektori i UBT-se, prof. dr. Edmond Hajrizi, u ka dëshiruar mirëseardhje studenteve
te rinj në botën akademike institucionale, duke shprehur bindjen se ata që nga dita e parë do të angazhohen me intensitet të plotë për të nxënë dijet e reja, rrugë në të cilën UBT do t’i ndihmoj me te gjitha kapacitetet e tij.
Një fjale rasti në këtë ceremoni, ndërlidhur me punën hulumtuese dhe studimore dhe
rezultatet e arritura  në UBT, ka mbajtur edhe Zëvendëspresidenti z. Derek Shields.
Ne ceremoninë e pritjes së studentëve të rinj me një fjalë është paraqitur edhe Prof. Dr. Musa Limani , profesor në UBT dhe Dekan  për Fakultetin Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi . Ai ka përkujtuar se për studime në këtë drejtim janë përcaktuar një numër i madh i studenteve të rinj, me të cilët do të punojnë një numër i madh profesorësh vendore e ndërkombëtare, eksperte të kësaj fushe, ndërkohë që studentet do te kenë në dispozicion salla, kompjuter . Po kështu, si një faktor shumë pozitiv, ai përmendi edhe marrëveshjet e bashkëpunimit me kompani te rëndësishme në vend, që do të mundësojnë zhvillimin në nivel sa më të mirë të punës praktike të studenteve.

Fjalimi i Presidentit z. Edmond Hajrizi drejtuar  studentëve të rinj të UBT-së

Të nderuar studentë,
Të nderuar prind dhe familjarë,  
I nderuar staf akademik dhe menaxherial i UBT-së,
Të nderuar përfaqësues të medieve

Natyrisht që ne jemi shumë të nderuar që sot ju kemi juve këtu e cila është njëra prej momenteve më të veçanta për fillimin e karrierës akademike.
Ky është viti i tetë që UBT-ja organizon një ceremoni të tillë për fillimin e vitit të ri akademik.
Ceremoni të tilla të organizuar në vazhdimësi,  del si rezultat i punës së palodhshme me një program modern që UBT-ja e ka filluar me vite,  duke u bazuar në standarde evropiane dhe amerikane të studimeve po edhe në bazë të nevojave dhe kërkesat që dalin nga tregu i punës.

Kjo ceremoni sot ekziston falë vendimit të juaj që Ju të jeni pjesë e këtij institucioni.
Kjo ceremoni del si përkushtim për të studiuar dhe për të ndërtuar një dije dhe personaliteti liderë në njërën prej profesioneve të zgjedhura nga ju,  me qëllim të arritjes së një cilësi më të lartë jetësore për ju dhe shoqërinë e tonë.

UBT me një ambient unik në Kosovë.

Mbi 200 profesorë dhe ekspert nga katër kontinente e Botës, mbi dyzet vende dhe kultura të ndryshme, mbi 50 universitete dhe kompani me renome botërore,  kanë sjell dhe po sjellin dijen e tyre në programet ku edhe ju studentë do të studioni.
Natyrisht në UBT është krijuar një ambient unik në Kosovë, një ambient ndërkombëtar, ndërkulturorë, interdisiplinar , dhe kjo i ka krijuar UBT-së një mundësi për programe dhe studime dhe projekte që nuk kanë qenë në shumicën e rasteve më pare të ofruar fare në Kosovë .
Është një qëllim që kemi ne dhe që kanë studimet e UBT-së e kjo është të zhvillojmë një personalitete që të jetë i përgatitur në tregun e  punë.

Studentë të nderuar,  mos mendoni vetëm për vete por edhe për shoqin dhe vendi tonë,

Nuk mjafton të jesh vetëm profesionalistë i mirë por të jesh edhe proaktiv me ide të mira me kreativitet me një shkalë të lartë inovacioni  që dhe e dallon njeriun e suksesshëm.
Ndërton partneritete me të tjerët me kuptuar se vetëm nuk mund të besh shumëçka sidomos në këtë zhvillim global , prandaj juve ju  duhen partner vendorë, ndërkombëtarë, dhe kolegial etj. Ndaj ju keni hapësirë të krijoni partneritete sepse e ndihmoni veten dhe shoqërinë por mos mendoni vetëm për vete por edhe ndieni një përgjegjësi ndaj shoqërisë, si personalitete.
Puna juaj bazohet në fakte dhe rezultate , nëse kemi rezultat gjatë studimeve  atëherë ne jemi te suksesshëm.

UBT-ja do të merë një përgjegjësi dhe obligim që tju ofroj vegla,  informacione dhe hapësirë e nevojshëm për të marrë vendime racionale që ju garantojë juve vlera më të larta ndërkombëtare, pikërisht vlera që konsiderohen vlera në të mirëfillta në globin tokësor.
Detyra ime dhe e UBT-së  në përgjithësi është që ti ofrojmë studentit të gjitha informacionet e shkencës nga ekonomia, menaxhemntit, teknologjitë ma moderne në robotikë, arkitekturë dhe planifikim hapësinorë,  dizajn,  juridik,   mardhënie ndërkombëtare,  integrime evropian dhe kompetencën sociale.
Natyrisht kjo është mundësuar edhe për gjenerata e kaluara por do mundësohet edhe për ju falë punës së palodhshme stafit dhe partnerëve të UBT-së.

Ne kemi pas sukses të theksuar gjatë këtyre viteve dhe kjo na ka motivon ta vazhdojmë pandërprerë edhe në vitet në vijim.

Studentë të rinj ne presim prej juve që ti bashkoheni sloganit “Top Education  for Top Stundets” , dhe saktësisë “Witha Quality”
Angazhimi i madh i studentëve në UBT dhe argumentet e shumta të cilat i kanë paraqitë për nivelin e zhvillimit  të  UBT-së, mbështetur në programe studimore të anëtarësuar   edhe në mekanizma ndërkombëtar UBT ka dal të thyej bllokada të shumta duke u shëndrruar në ambasador të vendit tonë, për prezantimin e vlerave të shumta ekzistuese  dhe synimeve të vendit  tonë,  për prezantimin e trendeve më bashkëkohore në shkencë dhe teknologji duke i bindur të gjithë të tjerët se në Kosovë ka vërtetë vlera që duhet çmuar dhe përkrahur se studentët kosovarë mundë të përfaqësohen denjësisht në të gjitha rrethet kulminante shkencore në Botë.

Natyrisht ne presim prej juve, dmth studentëve të UBT-së, që ti bashkoheni sloganit “Top Education  for Top Stundets” , dhe saktësisë “Witha Quality”

Të keni një karrierë të suksesshme, prestigj, sukses dhe cilësi,  më këtë e  ndihmoni vetëve në rënd të parë dhe po ngritin vlerat për vendin tuaj.

Të nderuar studentë dhe koleg,

Në po përpiqemi të jemi institucioni numër një në Kosovë, ruajtjen e kësaj pozitë kulminante nuk e shohim si synim por edhe si përgjegjësi ndaj jush.
Cilësia në UBT mbete mbi të gjitha, programet tona të studimeve janë në përputhje të plotë dhe të gjitha standarde evropian dhe amerikane që i shohin në akreditim dhe sistemi i menaxhimit të UBT-së.
UBT prej 2006 funksionon prej sipas standardit ndërkombëtar për cilësi ISO 9001, organizatë që të garanton siguri të cilësisë konform standardeve.

I falënderoj të gjithë partnerët, stafin akademik dhe menaxherial për punën e tyre të palodhshme për suksesin  e deritashëm.

Të nderuar studentë,

Besoj se do shihem në ceremoni të tjera.

Urime dhe suksese gjatë studimeve.