Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka vizitoi UBT-në
08/07/2024Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka ka qëndruar për vizitë në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan, me ç’rast ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me Rektorin e UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe Drejtorin e Institutit të Forenzikës në UBT, As. Prof. Dr. Cengiz Çesko.
Gjatë takimit, Rektori Hajrizi e informoi Ministrin Damka mbi cilësinë e arsimit, objektet moderne dhe metodat inovative të mësimdhënies në universitet.
Ministri Damka theksoi rëndësinë që UBT i kushton zhvillimit personal dhe akademik të studentëve. Ministri Damka theksoj se sa të çmuara janë këto lloj institucionet arsimore për të ardhmen e rajonit tonë. Marrja e një arsimimi me standarde ndërkombëtare nga studentët tanë është një hap i madh drejt objektivave tona të zhvillimit rajonal.