Mijëra maturantë kosovarë i janë bashkuar Programit Përgatitor të Maturës

30/05/2019

Të gjitha kampuset e UBT-së, si dhe shumë shkolla të mesme në mbarë Kosovën, janë stërmbushur me maturantë të interesuar për Programin Përgatitor të Maturës, që po ofrohet edhe këtë vit nga UBT.

 

Ky projekt është më i madhi i kësaj natyre në Kosovë, pjesë e të cilit tashmë janë bërë më shumë se 1500 maturantë, teksa numri është duke u rritur secilën ditë.

 

Programi Përgatitor i Maturës po ofrohet tërësisht pa pagesë, me qëllim që të ndihmojë maturantët e shkollave të mesme të përfitojnë nga trajnimet e ofruara, në mënyrë që të arrijnë rezultate sa më të mira në testin e maturës.

 

Duke e ditur peshën e madhe të testit të maturës, UBT është duke i përgatitur maksimalisht të rinjtë, që të njëjtit të tregojnë rezultate superiore, njësoj siç kanë bërë edhe maturantët gjatë viteve të kaluara, pasi të njëjtit kanë ndjekur programin e tillë.

 

Maturantët e interesuar për të vijuar këtë kurs duhet të regjistrohen në linkun: . https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSecfM_kNm7ehDkCzEIaEvaRMb1KBK8Ggve6ct4T1QdwthLAnQ/viewform?fbclid=IwAR0xWHFOOBE5aOadE0pMu06YTCIsrLsASdtuDbmwzArWxZRum4CRcEQ2Sfw