Menaxheri i departamentit të eksportit në kompaninë “FRUTEX”, Betim Kryeziu, zhvilloi një ligjëratë tematike për studentët e UBT-së

06/06/2022

Studentët e vitit të parë në Fakultetin Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, në kuadër të lëndës “Marketing” me profesoreshën Nora Sadiku-Dushi, kanë mbajtur një ligjëratë tematike me menaxherin e departamentit të eksportit në kompaninë “FRUTEX”, Betim Kryeziu.

 

Në kuadër të kësaj ligjërate, studentët patën mundësi të njoftohen lidhur me punën dhe angazhimin e Betim Kryeziut, në kompaninë “FRUTEX”, në fushën e eksportit, duke mësuar më shumë për mundësitë dhe sfidat me të cilat përballen kompanitë në tregun e jashtëm.

 

Ndër të tjera, studentët u informuan edhe për mënyrën e funksionimit të kompanive vendore, si dhe organizimin e tyre rreth produkteve, çmimeve dhe distribucionin ne tregjet ndërkombëtare.

 

Ligjëratat e tilla në kuadër të Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, po ndihmojnë studentët të fitojnë njohuri të reja rreth profesionit të tyre, si dhe të dëgjojnë e të mësojnë nga përvojat e veçanta të profesionistëve vendorë dhe të huaj.