Deklaratat e Privatësisë

E drejta e privatësisë

 

UBT respekton të drejtën e ruajtjes së jetës private e famijare, të secilit.

Secili person gëzon të drejtën e mbrojtjes së të dhënave personale. Mbledhja, ruajtja, qasja, korrigjimi dhe shfrytëzimi i tyre rregullohet me ligj dhe UBT vepron në pajtueshmëri të plotë me ligjin, duke respektuar të drejtat themelore, nderin dhe reputacionin e individëve, qoftë ayre që janë të punësuar në këtë institucion, atyre që janë duke ndjekur studimet si dhe palëve të treta.