Me shumicë votash, Erjon Hadergjonaj zgjidhet kryetar i Këshillit Studentor të UBT-së

04/12/2023

Këshilli Studentor i mbështetur nga UBT ka zhvilluar zgjedhjet për përzgjedhjen e përfaqësuesve të studentëve, ku me shumicë votash, studenti nga Fakulteti Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT,Erjon Hadergjonaj është zgjedhur kryetar i Këshillit Studentor.

Në pozitën e nënkryetares së Këshillit Studentor është përzgjedhur Lyra Begolli, teksa përfaqësuese në Komisionin e Etikës dhe Ankesave në UBT do të jetë Mirdona Muqa, ndërsa Anesa Nimani është zgjedhur përfaqësuese në Komisionin e Disiplinor dhe  përfaqësuese në Komisionin Shkencor në UBT është zgjedhur Valmira Nura.

Nën monitorimin e drejtorit për Çështje Akademike në UBT, Blerton Abazi, sekretarit të UBT-së, Artan Tahiri, menaxherit për Çështje Studentore, Skender Ramadani, si dhe koordinatores për Çështje Akademike në UBT, Mirlinda Jashanica, është realizuar procesi zgjedhor për përfaqësuesit e studentëve, në një proces të drejtë dhe transparent.

Nga këto zgjedhje u përzgjodhën pesë përfaqësues, të cilët do të jenë zë i fuqishëm për paraqitjen e kërkesave dhe nevojave të studentëve të UBT-së, duke qenë se ky është edhe qëllimi kryesor i këtij institucioni, krijimi i një gjenerate të re që di të flasë dhe të paraqesë nevojat e veta.

Erjon Hadergjonaj u shpreh falënderues për besimin e kolegëve të fakulteteve të ndryshme brenda UBT-së, duke potencuar gatishmërinë e tij për të mbrojtur dhe përfaqësuar dinjitetshëm interesat e të gjithë studentëve të UBT-së.

 

Zgjedhjet për përfaqësuesit e studentëve të UBT-së mbahen çdo vit, meqë mandati i përfaqësuesve të zgjedhur është njëvjeçar dhe pas një viti, sërish do të mbahen zgjedhjet për përfaqësuesit e rinj.