Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë UBT promovoi librin shkencor Rrjetat kompjuterike dhe reviste shkencore Intarnational Journal fot Business, Technology
27/11/2012
Libër si të shkruhen libra në gjuhën shqipe për teknologjinë informative!
Prishtinë, 27 nëntor 2012- Sot në hollin e UBT, u organizua promovimi i librit “Rrjetat kompjuterike”, të autorit Selman Haxhijaha, dhe promovimi i revistës shkencore “ Intarnational Journal fot Business, Technology”.
Promovimi i librit dhe revistës u organizua me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, dhe morën pjesë përfaqësues vendorë dhe ndërkombëtar nga fusha akademike, politike, studentë, familjarë etj.
“Synimi i këtij libri është që të japë një përshkrim të përgjithshëm të rëndësisë së rrjetave kompjuterike, dhe në mënyrë të veçantë të japë disa këshilla dhe udhëzime si të konfigurohen pajisjet kuçe që mundësojnë komunikimin në një rrjet kompjuterik me madhësi të mesme. Synimi i këtij libri është që të fillohet me të shkruarit e librave në gjuhën shqipe për një fushe si teknologjia informative, duke ditur që libra të tillë mungojnë për lexuesin shqiptar etj etj ” tha Presidenti i UBT-së Prof. Dr. Edmond Hajrizi, si recensent dhe njëherit edhe botuesi i këtij libri, dhe shtoi se duke qenë që nga fillimi i angazhuar për të ndjekur zhvillimet e këtij sektori, shpresojmë që autori edhe në të ardhmen do të vazhdoj të japë kontributin e tij duke na dhënë edhe botime tjera nga kjo fushë.
Kurse, Dr. Petrit Shala, recensentë i librit “Rrjetat kompjuterike ”, tha se, është libri i parë akademik në gjuhën shqipe që shtjellon në mënyrë të detajuar temat përkatëse në rrjetat kompjuterike. Ky libër përshkruan temat me rëndësi në lëmin e rrjetave kompjuterike, duke filluar nga hyrja dhe temat në vazhdim si përdorimi i algjebrës së Bulit në fushën e rrjetave kompjuterike, komponentët e rrjetave kompjuterike, arkitekturën e rrjetave LAN, modelet referencuese të OSI modelit dhe TCP/IP-në, IP -adresimi dhe subnetimi, komutimi ne LAN pra suiçi, ruteri, bazat e rrugëtimit, konfigurimi i rutereve, aplikimi i sigurise në ACL etj, duke shtuar se autori në këtë libër ka arrit në mënyrë të shkëlqyer të gërshetojë pjesën teorike me atë praktike.
Kurse autori i librit z. Haxhijaha th se përveç studentëve të UBT-së, ky libër njëkohësisht mund të ju shërbej edhe atyre që punojnë në fushën e rrjetave kompjuterike ose duan të mësojnë më tepër për funksionimin dhe organizimin e kësaj lëmije.
Autori Haxhijaha përshëndeti përzemërsisht botuesin e librit, Prof. Dr. Edmond Hajrizin, si dhe recensentet si dhe mysafirët, dhe paralajmëroj se së shpejti do të boton edhe libra tjerë.
Kurse në emër te revistë shkencore foli zëvendëspresidenti i UBT-së, Prof . Mo Vaziri, i cili tha UBT do të vazhdojë edhe me tutje të publikoj revista të tilla të nivelit të lartë shkencor.
Autori Selam Haxhijaha, studimet themelore dhe mastar i ka përfunduar në UBT, dhe specializimin për rrjetat kompjuterike i ka përfunduar në Universitetin e Anglisë qendrore në Birmingham rë Britanisë së Madhe.
Për momenti Haxhijaha është duke punuar si ligjëruese në UBT dhe si konsulent për kompani të shumta si në Kosovë dhe në Belgjikë.
UBT- aktivitet të shumta për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
Në kuadër të shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, UBT, organizoi një varg aktivitetesh të nivelit shkencor si: Konferencën dy ditore ndërkombëtare për Biznes, Teknologji dhe Inovacione, në bashkëpunim me Universitetin “Ismail Qemaili” në Vlorë, dhe Universitetin e Tiranës, dhe institucione tjera akademike. Punimet e kewsja konference u mbajtën më 2 dhe 3 nëntor, dhe u paraqitën rreth 160 pjesëmarrës – akademikë dhe profesionistë të fushave përkatëse, nga Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë, si dhe akademikë nga shumë vende të ndryshme të botës.
Më 20 nëntor, ky institut në bashkëpunim me shoqatën “Miqtë e Amerikës”, organizuan konferencën shkencore dhe regjionale me temën; “Roli i SHBA-ve, në Shtetformimin e Shqiptarëve”, dhe u paraqitën rreth 30 pjesëmarrës – nga fusha akademike dhe politike si nga Republika e Kosovës, Shqipërisë , Malit të Zi dhe Maqedonisë, dhe u përcoll nga shumë të interesuar.
Më 26 nëntor , me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, UBT promovoi librave shkencore si “Projektimi i Konstruksioneve Arkitektonike”të autorit Prof. Dr. Binak Beqaj, “Rrjetat kompjuterike”, të autorit Selma Haxhijaha, dhe promovoi revistës shkencore “ Intarnational Journal fot Business, Technology”.
Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, studentët e UBT-së, kanë organizuar një varg aktivitetesh si në objektin e UBT po ashtu edhe më gjerë, në këtë rast po e citojmë, ku studentët e të gjitha fakulteteve, në bashkëpunim me një pjesë të stafit akademik dhe administrative sot janë nisur dhe do të qëndrojnë për tre ditë me radhë në Republikën Shqipërisë më saktësisht në qytetin historik në Vlorë.