Me punëtori dhe ligjërata të ndryshme karakterizohet Akademia Ndërkombëtare Verore e Menaxhimit të Patundshmërive

19/07/2022

Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Menaxhim i Patundshmërive, në kuadër të “Global UBT Fest 2022”, ka zhvilluar aktivitete të ndryshme, të cilat kanë pasur për qëllim të nxisin interesimin e studentëve për tema të ndryshme.

 

Në kuadër të kësaj akademia është mbajtur një punëtori, ku Islam Hasani ligjëroi rreth temës: “Përgatitja e fizibilitetit për investime në patundshmëri”, Hazer Dana foli rreth temës: “Smart Cities: Potential of Prishtina”, Veli Lecaj shtjelloi temën: “Regjistrimi i bizneseve ndërtimore dhe lejet e ndërtimit”, si dhe profesori nga “Norwegian University of Science and Technology”, David Collins dhe profesori Visar Hoxha, diskutuan rreth temës: “Citizens as Pilot to Smart Cities”.

 

Ndër të tjera, përgjatë aktiviteteve të ndryshme të kësaj akademie, u organizua edhe një debat i filmit, ku profesori Visar Hoxha ligjëroi rreth faktorëve që ndikojnë në vlerën e paluajtshmërive, për metodat e vlerësimit të paluajtshmërive, për konceptin e zhvillimit të pasurive të paluajtshmërive, si dhe prezantoi rreth filmit “Underground” dhe organizoi debat të hapur rreth filmit “Paris and London”, të marra nga seriali dokumentar “Dawn to Earth”.