Me ligjërata tematike e vizita në teren zhvilloi punimet akademia e SHKI-së
10/07/2019Një numër i madh i studentëve po marrin pjesë në aktivitetin e Akademisë Ndërkombëtare Verore të Fakultetit Shkencat Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT.
Akademia ka vazhduar punimet me ligjëratën e përfaqësuesve të kompanisë “Level”, Shpat Kozgori, Kreshnik Vokshi dhe Bujar Hysenin ku prezantuan ligjëratën me temë: “Brand Creation From Scratch”.
Ata treguan për sfidat që kishin hasur në treg si dizajner të rijnë në tregun e vendor dhe ndërkombëtarë, teksa rast konkret përmenden Muzeun e Iluzioneve “Illusion”.
Për të parë praktikisht punën në këtë muze, ata bashkërisht me pjesëmarrësit e ANV-së vizituan Muzeun e Iluzioneve, me qëllim për të parë nga afër dizajnet e punuara, dhomat e muzeut, si dhe për të marrë informata për procesin e marketingut.
“Level” është kompani që merret me marketing dhe dizajn, kur pjesë e kampanjave kreative janë edhe dy studentet e UBT-së, Leonita Berkolli dhe Sheribane Shabani, të cilat janë duke vijuar punën praktike në këtë kompani.