Me koncert virtual përmbyllet akademia verore e Fakultetit të Muzikës Moderne dhe Prodhimit Digjital
13/07/2020Përmbylljen e saj, akademia verore e Fakultetit të Muzikës Moderne dhe Prodhimit Digjital e bëri me një koncert online, ku studentë të Kolegjit UBT performuan, duke treguar edhe njëherë talentin e tyre dhe cilësinë që ky departament ka.
Në këtë koncert u prezantuan edhe vepra origjinale nga studentët e UBT-së, që nesër do të jena artistët e të ardhmes, dhe që Kosovën do t’a prezantojnë në evenimente e festival të ndryshme nëpër botë.
Ajër, stop asking me to come back dhe ritëm pa nostalgji ishin disa prej titujve që shënuan përfundimin e akademisë verore të Fakultetit të Muzikës Moderne dhe Prodhimit Digjital.