Me aktivitete të ndryshme fillon edicionin e sivjetshëm Akademia Ndërkombëtare Verore e Karrierës
19/07/2022Akademia Ndërkombëtare Verore e Karrierës në UBT, ka filluar aktivitetet e edicionit të sivjetshëm, në kuadër të “Global UBT Fest 2022”, duke bashkuar shumë trajnerë ndërkombëtarë dhe vendorë, si dhe studentë nga vende të ndryshme për të folur dhe diskutuar për tema të ndryshme.
Në hapje të kësaj akademie, së bashku me studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë, diskutuan për tema të ndryshme drejtori i Qendrës së Karrierës në UBT, Halil Bashota, profesori Ferid Selimi, si dhe profesoresha Violeta Zefi.
Fokusi i Akademisë së Karrierës në UBT është t’iu mundësojë studentëve të zhvillojnë aftësitë ndërpersonale, si ato në ndërtimin e karrierës së tyre, si pjesë e aktiviteteve ektrakurrikulare të organizuara nga Qendra e Karrierës në UBT. Akademia do të fokusohet kryesisht në planin e zhvillimit të karrierës: Aftësitë e të shkruarit (si të shkruani një letër motivimi, CV dhe formularin e aplikimit), aftësitë e komunikimit (intervista pune, si dhe aftësi prezantuese dhe komunikuese), aftësitë krijuese (lexim dhe shkrim artistik, orë joga dhe natë filmi).
Pjesë e akadmisë këtë vit do të jenë edhe kompani, të cilët do të shpalosin para studentëve mundësitë që kanë për rekrutimin e stafit, shkathtësitë që kërkohen në tregun e punës si dhe informacione të tjera me interes për të rinjtë, që do të shërbejnë për vënien e kontakteve të tyre me industrinë.