Mbylli punimet Fakulteti i Medias dhe Komunikimit në UBT Global Fest, pjesëmarrësit garuan për eseun dhe prezantimin më të mirë (Pecha Kucha)
13/07/2020Fakulteti i Medias dhe Komunikimit në UBT, ka përmbyllur suksesshëm punimet në kuadër të Global UBT Fest 2020, me ç’rast ligjëruan dhe ndanë përvojat e tyre profesorë vendorë e ndërkombëtarë.
Në ditën përmbyllëse të akademisë, ka ligjëruar gazetari i njohur, njëherësh edhe profesor në Fakultetin e Medias në UBT, Musa Sabedini i cili trajtoi temën: “Si të raportojmë në kohë pandemie, etika, teknikat, sfidat dhe rekomandimet?”. Përgjatë ligjëratës profesori Sabedini potencoi se pandemia nuk është fontanë dëshirash, gazetarët kanë mision profesional e historik gjatë raportimit.
Profesori Sabedini ka përmendur poashtu mbrojtjen e të drejtës së autorit, kujdesin për familjen, privatësinë, si dhe ka dhënë këshilla dhe rekomandime të frytëdhënëse për gazetrët e së ardhmes.
Akademia ka vazhduar aktivitetin me ligjëratën e profesorit të Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, Votim Hanoli.
Profesori Hanoli ka trajtuar temën: “Nevoja për komunikim në kohë pandemie. Si ta shpëtojmë komunikimin?”, në kuadër të së cilës ka ligjëroi mbi teorinë e komunikimit, rëndësinë e saj si dhe komunikimin përmes rrjeteve sociale gjatë pandemisë.
Ndërkaq, koordinatori i akademisë për Fakultetin Media dhe Komunikim, njëherësh edhe ligjërues në UBT, Adnan Merovci, për pjesëmarrësit shtjelloi temën: “Rregullimi dhe Vetërregullimi i mediave në Kosovë-baza ligjore, me theks të veçantë në kohë pandemie”. Në kuadër të kesaj ligjërate Merovci tregoi rreth rregullimit dhe vetërregullimit të mediave, për teoritë normative të medias dhe shoqërisë, për rolin e medieve të lira për shoqërinë demokratike, rolin e mediave sociale gjatë pandemisë si dhe sfidat e rregullimit të mediave gjatë pandemisë. Ligjërata pati karakter interaktiv ku pjesëmarrësit parashtruan pyetje dhe u hapën diskutime rreth temës.
Në fund të këtij aktiviteti, studentët garuan në mes veti për ta shkruar eseun më të mirë me temën:” Ndikimi i raportimit të IKSHK-së në preventivin e COVID-it” dhe garuan për Pecha Kucha e cila është një format prezantimi ku një prezantues tregon(prezanton) 20 sllajde për 20 sekonda.
Në përmbylljen e aktivitetit në fjalë, komisioni do t’i përzgjedh fituesit të cilët do të marrin çmim si fitues për eseun më të mirë dhe Pecha Kucha më i mirë, si dhe në fund do të ndahen çertifikata për të gjithë pjesëmarrësit e akademisë.