Mbylli punimet ANV-ja e Ndërmarrësisë dhe Inovacionit
24/07/2018Akademia Ndërkombëtare Verore e Ndërmarrësisë dhe Inovacionit mbylli aktivitetin e saj pesëditorë, pas një cikli ligjëratash e vizitash nëpër kompani të ndryshme vendore.
Aktiviteti i kësaj dite nisi me ligjëratën e ligjëruesit në UBT, Bejtush Ademi, i cili trajtoi temën më titull: “Inovacioni dhe modelet e biznesit”, me ç’rast trajtoi aspekte të ndryshme të të bërit biznes, si dhe ndikimin e inovacionit në të.
Kjo ligjëratë shënoi edhe përmbylljen e punimeve të ANV-së së Ndërmarrësisë dhe Inovacionit.