Mbylli punimet Akademia e Shkencave Politike, certifikohen pjesëmarrësit
10/07/2019Ka përmbyllur punimet Akademia Ndërkombëtare Verore e Shkencave Politike në UBT, edicion në të cilin morën pjesë një numër i madh i studentëve nga Kosova dhe studentëve ndërkombëtarë.
ANV-ja e Shkencave Politike ishte e mbushur me aktivitete të shumta, teksa e veçantë e edicionit të sivjetmë ishte pjesëmarrja e ish-gjeneralëve të Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s, si dhe ekspertëve vendor.
Ish-gjeneralët e kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s, Giorgio Battisti, Giuseppe Morabito dhe Mara Grazia Romano, organizuan aktivitete simulimi dhe trajnuan studentët e UBT-së për mënyrën e zgjidhjen së problemeve dhe krizave.
Ata mbajtën tryeza diskutimi me tematika të ndryshme, ku u dhanë studentëve njohuri e përvoja profesionale për menaxhimin e krizave, teksa rast studimi patën shtetin e Afganistanit.
Në përmbylljen e ANV-së së Shkencave Politike morën pjesë rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, si dhe dekani i këtij fakulteti, Arian Starova, të cilët u kanë ndarë certifikata pjesëmarrëseve të akademisë.