Mbyll aktivitetin Akademia e Ndërtimtarisë, virtualisht morën pjesë qindra pjesëmarrës

20/07/2020

Qindra të rinjë, profesorë, ekspertë vendor dhe ndërkombëtarë, morën pjesë në Akademinë Verore, në kuadër të Global UBT Fest 2020, ku përgjatë disa ditëve u prezantuan punime dhe tema shumë aktuale dhe në interes për shoqërinë.

 

Dita përmbyllëse e kësaj akademie u pasurua me ligjërues të shumtë, të cilët shtjelluan tema të ndryshme, njëherësh dhanë konkluzione dhe rekomandime profesionale.

 

Fillimisht, profesoresha Egla Luca, trajtoi temën: “Metodat empirtike tw vleresimit tw vulnerabilitetit sizmik”, e cila prezantoi shembuj konkret lidhur me vulnerabilitetin dhe riskun sizmik.

 

Tutje, profesori Feti Selmani, foli gjerë e gjatë për temën: “Arti i strukturave”. Ai paraqiti strukturat të cilat bazohen në natyrë, duke u bazuar në modele të ndryshme natyrore, si dhe duke krahasuar elementet natyrore si skeletin njerëzor, trungjet e pemëve që më pas vendosen edhe në modelet natyrore.

 

Ndërkaq, profesori Driton Kryeziu, shtjelloi ligjëratën me temë: “Betoni i arrirë, pjekuria apo Maturimi i betonit (nga teoria drejt zbatimit)”.

 

Profesori Kryeziu në fokus paraqiti cilësinë e betoni dhe kontrollin e cilësisë, ku prezantoi një punim lidhur me metodat e avancuara për kontrollimin e temperaturës së brendshme të betonit.

 

Në këtë akademi edhe profesori Ilir Hetemi, prezantoi ligjëratë tematike. Ai foli për “Verifikimin dhe llogaritjen e fasades prej xhamave dhe kriteret e deformimit te tyre prej veprimit te ererave dhe ngarkesave tipike per keto elemente tipike”.

 

Hetemi i informoi pjesëmarrësit e akademisë për llojet e materiale bazë dhe sigurinë tek njerëzit, pasi sic tha ai, mund të paraqesin elemente shumë pozitive, por edhe jashtëzakonisht të ndjeshme nga pjesa e sigurisë strukturale.

 

Akademia Verore e Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, mbylli aktivitetin e vet në kaudër të Global UBT Fest 2020, me pyetjet e pjesëmarrësve ku morën përgjigjje profesionale nga ekspertët që ligjëruan tema të ndryshme.