Mbahet takimi i radhës “Let’s talk about the European Union” mes studentëve të UBT-së dhe Ambasadorit të Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen

01/04/2023

Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, u mbajt takimi i radhës “Let’s talk about the European Union” (Të flasim për Bashkimin Evropian), në mes studentëve të UBT-së dhe Ambasadorit të Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.

Studentët e rregullt që ndjekin këto diskutime theksuan para Ambasadorit të Finlandës, Matti Nissinen, se ndihen evropianë dhe se zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe integrimi i Kosovës në BE janë tejet të rëndësishme.

Studentët patën mundësinë të ndjekin dy dokumentarë rreth historisë së formimit të Bashkimit Evropian. Ky takim i rregullt organizohet nga UBT në bashkëpunim me Ambasadën e Finlandës në Kosovë.