Mbahet takimi i radhës online në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta në mes UBT-së dhe TH Lubeck
08/12/2023Në kuadër të aktiviteteve të ndryshme të përbashkëta në mes Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT dhe University of Applied Science në Lubeck të Gjermanisë, është mbajtur takimi i radhës online.
Në këtë takim prezantues kryesor ka qenë Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu.
Prezantimi është mbajtur si vazhdimësi e modulit të përbashkët të dy Fakulteteve të Arkitekturës nga UBT dhe TH Lubeck, për trajtimin e hapësirave publike në Prishtinë.
Ky modul do të përfundojë më 12 dhjetor me prezantimin final të punimeve nga studentët përpara panelit akademik nga dy institucionet.