MASH-i shpall fitues projektin e profesorëve të UBT-së në programin “Projekte të vogla shkencore 2020”
05/11/2020Projekti i ideuar nga profesorët në UBT, Krenare Pireva Nuci, Jorida Xhafaj dhe Bertan Karahoda, i titulluar “Transformimi i mësimdhënies nga klasat në kampus në mësimin online për shkak të pandemisë COVID-19 në Kosovë”, është shpallur fitues nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH).
Projekti fitoi në kuadër të “projekteve të vogla shkencore për vitin 2020, i cili do të mbështetet financiarisht nga MASH-i për tetë muajt e ardhshëm.
Ky projekt ka për qëllim analizimin e situatës në nivel nacional, ku përfshirë profesorë dhe ekspertë nga institucione të ndryshme brenda Kosovës, si edhe dhe ekspertë nga Universiteti NTNU ne Norvegji.
“Transformimi i mësimdhënies nga klasat në kampus në mësimin online për shkak të pandemisë COVID-19 në Kosovë” është projekt multidiciplinar dhe do të zhvillojë aktivitete që i përkasin fushës së shkencave kompjuterike, edukimit, teksa përfshinë edhe kornizën ligjore në implementimin e politikave publike.