Marrëveshje shkëmbimi studentësh, UBT – Wroclaw University

15/04/2016

Në kuadër të bashkëpunimit me universitetet ndërkombëtare, UBT ka nënshkruar marrëveshje me përfaqësues të Wroclaw University të Polonisë për shkëmbim të studentëve dhe të stafit akademik, në rrafshin e studimeve.


Marrëveshja është lidhur për një periudhë 5-vjeçare. E mira e marrëveshjes është se për çdo vit, 5 studentë të UBT-së të niveleve Master e Bachelor do të kenë mundësi t’i vazhdojnë studimet në Wroclaw University.


Zbatimi i marrëveshjes fillon nga shtatori i këtij viti, ndërsa i mundëson stafit të UBT-së që të ligjërojë për periudha të caktuara në universitetin e sipërshënuar polak.
Universiteti Wroclaw radhitet ndër universitet më të mira në Poloni.

 

Për më shumë informata rreth aplikimeve, studentët dhe stafi, mund të drejtohen në Zyrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare në UBT, kati 3 numër 304.