Ligjëruesi Ruzhdi Jashari i dhuron bibliotekës së UBT-së pesë tituj të rinj

28/02/2018

Biblioteka e pasur e UBT-së me mbi 250 000 libra universitarë dhe publicistikë, së fundmi është pasuruar edhe me pesë të tjerë, të cilët i dhuroi ligjëruesi në UBT, njëherësh edhe autor i tyre, Ruzhdi Jashari.

 

Tash e tutje, studentët kanë mundësi që t’i thellojnë njohuritë e tyre mbi historinë e vonë të Kosovës dhe të marrin njohuri mbi luftën e fundit që u zhvillua në Kosovë, nga planifikimi i saj, e deri në përfundim, ku autori shpalos detaje të pathëna dhe të pashkruara më parë në mënyrë aq të thuktë.

 

Jashari tha se formimi intelektual është jetik për një karrierë të suksesshme dhe në këtë ndikon drejtpërdrejt leximi.
“Pa marrë parasysh zhvillimin teknologjik ,libri vazhdon të mbetet i pazëvendësueshëm, pasi është bazë për formim intelektual dhe profesional”, vlerësoi ai.

 

Titujt e librave që u dhuruan nga Jashari janë:

1. Masakra e Reçakut- Krim kundër njerëzimit, në shqip;
2. Recak Massacre- Krime Against Humanity, në anglisht;
3. Dokumente Sekrete Serbe- Planifikim i gjenocidit, krimit të organizuar dhe spastrimit etnik, sfidë për drejtësinë ndërkombëtare;
4. Zëri i Lirisë, Voice of Freedom
5. Diplomacia e forcës dhe Forca e diplomacisë- Lufta e UÇK-së dhe intervenimi ndërkombëtar.