
Ligjëratë tematike në UBT në temën “Shërbimet e marketingut digjital”
17/06/2015Studentë të departamenteve Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, ata të Sistemeve të Informacionit dhe studentë të tjerë të UBT-së kanë përcjellë me interes ligjëratën tematike “Shërbimet e marketingut digjital”, nga ligjëruesi Uragan Alia dhe mysafiri Gëzim Begolli, drejtor menaxhues për Httpool Kosovë dhe Shqipëri, i cili është përgjegjës për tregun e Kosovës, për rritje të tregut, zhvillim të partneritetit, marketing interaktiv, ndërtim dhe menaxhim të ekipeve të marketingut.