Ligjërata tematike: POLITIKAT DHE MBROJTJA E RESURSEVE UJORE NE REPUBLIKËN E KOSOVËS“

19/01/2018

Me datë 17 janar 2018, në ambientet e Kolegjit UBT, respektivisht në Fakultetin e Inxhinierisë Ndërtimore (ndërtimtari dhe infrastructure) është organizuar dhe mbajtur ligjërata tematike e titull:

POLITIKAT DHE MBROJTJA E RESURSEVE UJORE  NE REPUBLIKËN E KOSOVËS, cila lidhje me modulet e lëndës Mbrojtja e Ujërave.

Me qëllim të plotësimit/realizimit të kërkesave të planit dhe programit të punës, dekanti i FIN  ftoi z. Baton Begolli, msc. inxh. dipl. i mjedisit, për të mbajtur një ligjëratë tematike pra studentëve të këtij fakulteti.

Prezantimi i ligjëratës tematike arriti të realizohej me datë 17 janar 2018 nga ora 18:00 deri në ora 19:20.

Pjesëmarrës në këtë ligjëratë tematike ishin: staf akademik të FIN dhe faakulteteve tjera, si dhe student të cilët ndjekin studimet në FNI në dy nivelet bachelor dhe master. Studentet shprehen intersim të knaqëshem dhe kjo u tregua me prezencen e tyre në një numër (47 student) relativisht të knaqëshem.

Ligjëruesi i temës për 45 minuta bëri një shpjegim të qartë, argumentues në kuptimin administrative-shkencor dhe mjatë me interes jo vetëm për profesionistet e lëmit të ngusht të inxhinierisë ndërtimore por edhe më gjerë. Kjo ligjërat e prezantuar nga MSc. Baton Begolli (këshilltar në ZKM), përfshinte një periudh 15 vjeçare të zhvillimit të sektorit të ujërave në Republikën e Kosovës.

Pas përfundimit të pjesës prezantuese u hap pjesa e dytë e agjendës e cila kishte të bënete me pyetje, komente, vërejtje dhe sugjerim në lidhje me temën e prezantuar.

Me këtë rast studentet shprehen një interesim mjatë të madhë me pyetjet e tyre për prezantuesin. Karakteristika të përbashkëta të të gjitha pyetjeve dhe komenteve të bëra nga student dhe staf akademik ishin në lidhje me:

  • Mënyrën e funksionimit të sektorit të ujërave;
  • Sasin dhe cilësin e ujërave në shkallë vendi;
  • Mbrojtja e ujërave nga ujërat e ndotura (zeza);
  • Rregullimi i lumenjëve;
  • Grumbullimi dhe trajtimi i ujërave të ndotura në shkallë vendi;
  • Ujërat atmosferike (shkalla e trajtimit të tyre-grumbullimi);
  • Qasja në rrejtin publikë të kanalizimit;
  • Strukturat institucionale dhe funksionimi i tyre;

Në të gjitha këto kjarakterisitika të përbashkëta MSc. Baton Begolli, dha shpjegime dhe sqarime shtesë për stafin dhe studentet pjesëmarrës në këtë ligjëratë tematik.