Ligjërata tematike: HIDROSISTEMI „KIKË-KREMENATË“

19/01/2018

Me datë 16 janar 2018, në ambientet e Kolegjit UBT, respektivisht në Fakultetin e Inxhinierisë Ndërtimore (ndërtimtari dhe infrastrukturë) është organizuar dhe mbajtur ligjërata tematike e titull:

HIDROSISTEMI KIKË-KREMENAT, cila lidhje me modulet e lëndës hidrologjia inxhinierike.

Me qëllim të plotësimit/realizimit të kërkesave të planit dhe programit të punës, dekanti i FIN  ftoi z. Shiqir Dermaku, msc. inxh. dipl. i hidroteknikës, për të mbajtur një ligjëratë tematike pra studentëve të këtij fakulteti.

Prezantimi i ligjëratës tematike arriti të realizohej me datë 16 janar 2018 nga ora 18:00 deri në ora 19:20.

Pjesëmarrës në këtë ligjëratë tematike ishin: staf akademik të FIN dhe faakulteteve tjera, si dhe student të cilët ndjekin studimet në FNI në dy nivelet bachelor dhe master. Studentet shprehen intersim të knaqëshem dhe kjo u tregua me prezencen e tyre në një numër relativisht të knaqëshem.

Ligjëruesi i temës për 45 minuta bëri një shpjegim të qartë, argumentues në kuptimin shkencor dhe mjatë me interes jo vetëm për profesionistet e lëmit të ngusht të inxhinierisë ndërtimore por edhe më gjerë. Kjo ligjërate e prezantuar nga MSc. Shiqiri Dermaku, ishte një zgjidhje ideore në lidhje me mundësit e furnizimit me ujë të pijshëm, ujë për ujitje, industri dhe kërkesa tjera për komunën e Dardanës (Kamenicës) përmes ndërtimit të veprave inxhinerike të tipit digë, pas së cilës do të akumulohej sasi e ujit e nevojshme dhe e mjaftueshme për kërkesat e lartë shënuara.

Pas përfundimit të pjesës prezantuese u hap pjesa e dytë e agjendës e cila kishte të bënte me pyetje, komente, vërejtje dhe sugjerim në lidhje me temën e prezantuar.

Me këtë rast studentet shprehen një interesim mjatë të madhë me pyetjet e tyre për prezantuesin. Karakteristika të përbashkëta të të gjitha pyetjeve dhe komenteve të bëra nga student dhe staf akademik ishin në lidhje me:

  • Mënyrën e sigurimit të të dhënave;
  • Sasin dhe cilësin e ujërave;
  • Qëndrushemërin e lokacioneve për ndërtimin e digave;
  • Hulumtimet gjeologo-inxhinerike;
  • Kohën e realizimit;
  • Koston financiare (të lartë apo të ulët);
  • Mënyrat dhe metodologjitë e kostimit të hidrositemit si tërësi për ta realizuar;

Në të gjitha këto karakteristika të përbashkëta MSc. Shiqeri Dermaku, dha shpjegime dhe sqarime shtesë për stafin dhe studentet pjesëmarrës në këtë ligjëratë tematik.