Ligjërata mbi procesin e rekrutimit me ekspertin gjerman Guenter Schrom në UBT
17/10/2024Në ambientet e UBT-së në Prishtinë, u mbajt një ligjëratë e veçantë në kuadër të lëndës “Sjellja Organizative dhe Lidershipi”, e cila u drejtua nga studenti i vitit të dytë në Fakultetin për Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, në bashkëpunim me profesorin Engelbert Zefaj.
Ligjërata u realizua nga eksperti i njohur gjerman, Guenter Schrom, i angazhuar në Kosovë përmes projektit “Mbështetja e Bashkimit Evropian për Reformat në Menaxhimin e Financave Publike”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe organizata gjermane GIZ.
Tematika e ligjëratës ishte “Kuptimi dhe aplikimi i standardeve të vendeve të zhvilluara për rekrutimin e punonjësve në kompani private dhe në organizata publike”.
Ligjëruesi Schrom, ilustroi rëndësinë e standardeve të avancuara në procesin e rekrutimit, duke sjellë si shembull të fundit procesin e rekrutimit brenda Doganave të Kosovës dhe rolin kyç të mbështetësve të këtij projekti.
Gjatë prezantimit, ligjëruesi theksoi kriteret thelbësore që duhet të aplikohen për të identifikuar kandidatët e duhur për pozita në sektorin privat dhe atë publik. Ai theksoi standardet dhe teknikat e nevojshme për një përzgjedhje efektive, duke i inkurajuar studentët që të përgatiten seriozisht për sfidat e procesit të rekrutimit pas përfundimit të studimeve.
Interesimi i studentëve ishte i lartë, të cilët e vlerësuan ligjëratën si të dobishme dhe të rëndësishme për të ardhmen e tyre profesionale. Ata shprehën se, për shkak të moshës së tyre, nuk kishin pasur ende përvojë në procedurat e rekrutimit, por ligjëratat premtuese premtoi se do t’i merrnin seriozisht këshillat e dhëna nga eksperti, me qëllim që të përgatiten më mirë për mundësitë e punësimit në të ardhmen.
Kjo ngjarje ofron një mundësi të shkëlqyer për studentët, duke i pajisur ata me njohuri praktike dhe këshilla që do t’u shërbejnë gjatë karrierës së tyre.