Labëri Dakaj: Të jesh arkitekt nuk nënkupton mësimin shabllon, por ballafaqimin me realitetin tonë

22/07/2015

Labëri Dakaj ka përfunduar studimet themelore në degën e Arkitekturës në UBT. Sot ajo i vazhdon studimet master në të njëjtën degë dhe në të njëjtin institucion.

 

Teksa flet për revistën “UBT Alumni”, ajo thotë se arsyeja kyçe pse ka vendosur t’i fillojë studimet në UBT ka qenë cilësia e një  institut të lartë arsimor, në mënyrë të avancimit në lëmin që ka zgjedhur si profesion të saj, i cili do ta shoqërojë gjatë gjithë jetës.

 

Ajo thekson se, duke marrë parasysh se shkollimi në vendin tonë nuk është në shkallën e duhur, është e kënaqur që UBT ka arritur t’ia përmbushë kërkesat e saj për shkollim.

 

Rëndësi të madhe gjatë shkollimit trevjeçar u kam dhënë më shumë lëndëve profesionale . Gjë që vlen për t’u përmendur është praktika të cilën ne e kemi bërë gjatë vitit të tretë, e cila është më e nevojshme për arkitekturën, thekson Labëria, ndërsa shton se të jesh arkitekt nuk nënkupton mësimin shabllon, por ballafaqimin me realitetin tonë.

“UBT ofron mundësi të shumta. Mjafton dëshira e studentit për të arritur atë që dëshiron, por jo pa u angazhuar dhe pa punuar rreth saj”, shton ajo.

 

Fillimi i studimeve ka qenë i vështirë, derisa jam ambientuar me programin dhe rrjedhën në UBT. Por, e kam pasur vullnetin e madh dhe dëshirën  për të arritur rezultate të larta, thotë Labëria dhe shton: “Momentalisht jam duke vazhduar studimet Master prapë në UBT, si mundësia më e mirë në vend dhe në rajon. Edhe pse mundësitë për të vazhduar më larg UBT nuk na i ka mohuar, por UBT ishte zgjidhja ime. Studimet janë kyçe për zhvillimin e një individi. Duhet zgjedhja e duhur se kujt t’ia besosh ato”.

 

Pasi që i jam përkushtuar studimeve master, nuk jam duke punuar në një punë me orar të plotë, por kohë pas kohe merrem me ndonjë projekt në kompaninë “Euro Building” në Prishtinë, përfundon Labërie Dakaj.