Laboratori i UBT-së tashmë ofron edhe testimin rapid të antigjenit
01/09/2021Njohur si qendra më e madhe e inovacionit për mjekësi në Kosovë, UBT me Poliklinikës e saj është duke vazhduar testimet për COVID-19, tashmë edhe me testimin rapid të antigjenit, si dhe me dy metodat e njohura RT-PCR dhe me metodën e testimit serologjik.
Përmes testimit rapid të antigjenit, qytetarët do të kenë mundësi që brenda një kohe shumë të shpejt të marrin rezultatet dhe të dijnë se nëse janë të prekur nga virusi COVID-19 apo jo.
Këto testime po kryhen në laboratorët klinik të UBT-së, duke zbatuar standardet ndërkombëtare të përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Poliklinika UBT ka vënë në dispozicion të gjithë elitën e ekspertëve të fushës së mjekësisë për të ndihmuar në luftën ndaj pandemisë COVID-19, duke kryer testime të sigurta në laboratorin më bashkëkohor të UBT-së.
Të gjithë të interesuarit mund të kontaktojnë në numrat e tel: +38346500777, +38346500888 ose të shkruani në email: lmk@ubt-uni.net
Laboratori gjendet në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, afër rrethit të QMI-së, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan.