Laboratori i Materialeve Ndërtimore në UBT, akreditohet nga Drejtoria e Akreditimit e Kosovës për versionin e ri të sistemit të menaxhimit

04/06/2021

Me vendim të Këshillit të Akreditimit nga Drejtoria e Akreditimit e Kosovës, Laboratori i Materialeve Ndërtimore, në kuadër të Qendrës së Laboratorëve Testuese në UBT, ka bërë transformimin e sistemit të menaxhimit laboratorik nga standardi SK ISO/IEC 17025:2007, në versionin e tij të fundit SK EN ISO/IEC 17025:2018.

 

Në përputhje me fushat e akredituara, si pjesë integrale e laboratorëve qendrorë të UBT-së, sektorët laboratorik të Laboratorit të Materialeve Ndërtimore, do të implementojnë sistemin më të ri ndërkombëtar të menaxhimit të cilësisë në fushën e testimeve laboratorike.

 

 

Studentët, stafi dhe palët tjera të interesuara do të kenë mundësinë që të jetësojnë planet e zhvillimit profesional, në përputhje me praktikat më moderne ndërkombëtare në fushën e testimeve laboratorike.

 

 

Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, po krijohet një ekosistem i mahnitshëm i dijes, me kushtet më të mira infrastrukturore, me qendra të mëdha të teknologjisë e inovacionit, si dhe tashmë me Qendrën e Laboratorëve Testuese të UBT-së, që do të jetë ndër qendrat më të mëdha dhe më inovativet në rajon, duke ofruar një gamë të gjerë të shërbimeve laboratorike.