Kushtrim Klaiqi e mbrojti temën Master në MBE

27/07/2015

“Mbledhja e të hyrave publike” është tema të cilën e paraqiti Kushtrim Klaiqi, i cili fitoi titullin master në MBE në UBT.

Mentor i  temës ishte Bernard Dosti, ndërsa në komision ishin dr.Ylber Limani e dr.Nehat Ramadani.

Tema e Masterit vlerësohet të jetë një kontribut në lëmin e auditimit, kontabilitetit dhe tatimeve. Punimi hulumtues kishte për qëllim që të sjellë praktikat e vlerësimit për të deklaruar detyrimet tatimore për të gjitha llojet e obligimeve.

 

Shumica e legjislacionit bazë është prezantuar duke shtruar problematikën në formë të pyetjeve dhe përgjigjeve. Gjithnjë duke qenë i njohur me shumicën e problematikave më të shpeshta në jetën praktike (të përditshme). krizave financiare. Rezultatet e dala nga ky hulumtim janë rekomandimet e fuqishme që i jepen institucioneve përgjegjëse, bizneseve dhe individëve mbi rëndësinë e njohjes së  nevojës për të mos u shmangur tatimeve.

 

 

Pasojat e mungesës së mbledhjes së të hyrave janë shumëdimensionale dhe kanë efekte të shumëfishta negative në kapacitetin inventiv të vendit. Prandaj, qëllimi i këtij punimi është që në mënyrë përshkruese t’i vë në pah disa nga të metat e sistemit tatimor dhe të japë rekomandime për fuqizimin e mëtutjeshëm të këtij sistemi.