Kuratorja e Biennales Manifesta 14, Catherine Nichols vizitoi UBT-në

11/05/2022

Kuratorja e Biennales Manifesta 14, Catherine Nichols, ka qëndruar për vizitë në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, ku u mirëprit nga rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi.

 

Në kuadër të kësaj vizite, Catherine Nichols ka takuar studentët e Fakultetit Art dhe Media Digjitale në UBT, me të cilët ka diskutuar më gjerësisht rreth punës dhe mundësisë së pjesëmarrjes aktive të studentëve në Biennalen e Manifesta 14, e cila këtë vit do të organizohet në Prishtinë.

 

Kuratorja Nichols së bashku me profesorin e UBT-së, Gazmend Ejupi dhe studentët organizuan një konferencë në të cilën morën pjesë përmes platformës Zoom edhe partnerët ndërkombëtarë të Biennales Manifesta 14.

 

Në këtë konferencë u tregua për punën dhe projektet e realizuara nga Manifesta 14 në Prishtinë dhe në qytete të tjera të Kosovës, sakaq u fol edhe për ekspozitën që do të sjellin  në korrik në hapje të Manifesta 14, Fakulteti Art dhe Media Digjitale në UBT së bashku me Design Factory nga Hamburgu.

 

Manifesta 14 është biennalja evropiane e artit e cila këtë vit do të mbahet në Prishtinë, ku pjesë e organizimit do të jenë me dhjetëra ekspozita të artit nga artistë vendorë dhe të huaj, e që do të mbahen në lokacione të ndryshme të kryeqytetit.