Kryetari i Shkodrës, Benet Beci dhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi vizituan UBT-në
27/07/2023Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan, qëndruan për vizitë kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, dhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, të cilët u mirëpritën nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi.
Me vizitën e Kryetarit Beci dhe të Ambasadorit Minxhozi, u theksua rëndësia e investimeve në fushën e arsimit dhe inovacionit për të ndihmuar në përparimin e komuniteteve dhe zhvillimin e ekonomisë lokale.
Ky moment ishte një ndërthurje e rëndësishme midis personaliteteve të rëndësishme dhe u shpreh rëndësia për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.
Rektori Hajrizi shprehu gatishmëri të plotë për të bashkëpunuar me Bashkinë e Shkodrës në projekte të përbashkëta dhe iniciativa që do të sjellin përparim dhe do të ndikojnë në zhvillimin e rajonit dhe vendit.
Kjo vizitë shërbeu si shembull i fuqisë së bashkëpunimit në realizimin e qëllimeve të përbashkëta në fushën e arsimit dhe inovacionit.