Kosova pjesëmarrëse në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të IPMA-së

25/04/2013

Prishtinë, 25  prill 2013 – Presidenti i  UBT-së Prof. Dr.  Edmond Hajrizi, ka marrë pjesë dhe  ka  përfaqësuar  Republikën e Kosovës në takimin e radhës  në Asamblenë  e përgjithshme të Organizatës Ndërkombëtare  për Menaxhimin e Projekteve (IPMA),  si dhe në  Bordin e Certifikimit,  i cili u mbajt  në  Varshavë  të Polonisë.

Republika e Kosovës,  tani më fal angazhimit të madh të Dr. Hajrizit,  ka arritur të anëtarësohet në këtë organizatë shumë  të rëndësishme  profesionale dhe shkencore për menaxhimin e projekteve.

 

 

Gjatë  takimit,  Dr. Hajrizi, kishte takime të ndryshme me përfaqësues të vendeve anëtare  në IPMA dhe përpos  konfirmimit të bashkëpunimit të ngushtë u vendos që në këtë vit të bëhet edhe validimi  i qendrës për Certifikim të personave për menaxhimin  e  Projekteve,  si qendra e parë dhe e vetmja në Kosovë, të mbështet  Kosova në formimin  e sesionit për  të rinjtë “Young Crew Kosova” si dhe aktivitet  tjera me interes.

 

Certifikimi i radhës u mbajt për dy ditë me radhë,   më 22 dhe 23 prill,  në Prishtinë,  dhe atë tani e tutje edhe në gjuhën shqipe. Të gjithë  të interesuarit mund të kontaktojnë  në info@kosovamanagement.com,  për tu  informuar apo aplikuar për certifikim.

 

 

IPMA është organizatë në nivel botërore në fushën e Menaxhimit të Projekteve, e cila certifikon menaxherët e projekteve, krijon ekipe për menaxhimin e projekteve dhe hulumtues të suksesshëm, si dhe nxjerr publikime të ndryshme lidhur me menaxhimin e projekteve.

 

UBT është anëtar me të drejta të plotë në IPMA, i anëtarësuar me votat e shumicës së vendeve anëtare.