Konkurs për Teknik Dentar në UBT

06/01/2025

Poliklinika e Stomatologjisë në UBT shpall konkurs për plotësimin e një vendi të lirë pune me normë të plotë.

Pozita e shpallur:

Teknik Dentar (1 pozitë).

Kushtet dhe dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Diplomë universitare në fushën përkatëse;
  • Licencë valide pune;
  • Njohuri të mira në teknologjinë CAD-CAM;
  • Eksperiencë dhe aftësi të mira në punën laboratorike, veçanërisht në punën me porcelan;
  • CV në formatin Europass;
  • Letër motivimi;
  • Dëshmi të përvojës së punës;
  • Preferohet njohja e Gjuhës Angleze;
  • Dëshmi që nuk jeni nën hetime.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Demonstrimi i punës laboratorike për studentët gjatë procesit mësimor;
  • Kryerja e punëve laboratorike për nevojat e Poliklinikës në UBT.

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentet e kompletuara për aplikim përmes postës elektronike në adresën: hr@ubt-uni.net.

Afati i fundit për aplikim:

Aplikimet pranohen deri më 16 janar 2025.