Konferenca Ndërkombëtare e Sportit në UBT mbledh studiues dhe studentë për të diskutuar risitë dhe zhvillimet në fushën e sportit

26/10/2024

Në ambientet e UBT-së u mbajt Konferenca Ndërkombëtare e Sportit, ku morën pjesë studiues dhe studentë të shumtë të kësaj fushe, të cilët prezantuan dhe diskutuan rreth studimeve të tyre më të fundit shkencore. Konferenca filloi me fjalën hapëse të koordinatorit të konferencës, Milaim Berisha, dhe përshëndetjen e Dekanit të Fakultetit, Agron Thaqi, duke theksuar rëndësinë e sportit në edukimin dhe zhvillimin fizik të rinisë.

Në simpoziumin e folësve të ftuar, Harald Tschan prezantoi mbi monitorimin e performancës sportive, Paolo Parisi trajtoi temën e sportit dhe gjenetikës, ndërsa Antonio Tessittore u ndal te vlerësimi i ndryshimeve në shpejtësi dhe drejtim te futbollistët e rinj.

  • “Performance monitoring” – Harald Tschan;
  • “Online Sport and Genetics” – Paolo Parisi;
  • “Assessment of acceleration-deceleration and change of direction in young soccer players” – Antonio Tessittore.

Në sesionin e parë, studiuesit prezantuan një gamë të gjerë temash, duke përfshirë rëndësinë e projektit SHAPE nga Universiteti i Tetovës, përfitimet e programit të përqendruar të HIIT për përmirësimin e qëndrueshmërisë aerobike dhe ndikimin e programit pliometrik në teknikën e kërcimit të lartë. Po ashtu, pati prezantime mbi kalimin drejt transportit aktiv në Prishtinë dhe trajtime manuale për paralizën Erb-Duchenne.

  • “University of Tetovo in the framework of the SHAPE Project: The Balkan Week of Sport (BWOS) and the European Week of Sport (EWOS)” – Fadil Mamuti, Kastriot Shaqiri, Shpresa Memishi, Vullnet Ahmeti, Fadil Rexhepi;

  • “Boosting Aerobic Endurance through a 10-Day Intensive Training Protocol: The Impact of Short-Term HIIT Evaluated by the Yo-Yo Recovery Test Level 1” – Era Deva, Milaim Berisha;
  • “The Impact of the Plyometric Program on the Performance Level of the High Jump Technique” – Blerta Abazi, Agron Thaqi;
  • “Shifting gears on active transport transition: Prishtina Case” – Masar Gjaka, Shkelqim Sadriu, Drin Ferataj, Kaltrina Feka;
  • “Manual Therapy for Erb-Duchenne Paralysis: A Case Study on Motor Recovery in an Infant through Cervical Vertebrae Manipulation” – Xhelal Shatri.

Sesioni i dytë përfshiu prezantime mbi tema si plakja e suksesshme në Kosovë, analiza e statistikave të ndeshjeve që dallojnë skuadrat fituese dhe humbëse në Kupën e Botës FIFA dhe ndikimi i teknikave psikologjike në performancën e futbollistëve.

  • “Successful Aging in the Republic of Kosovo” – Burim Peli, Agron Thaqi;
  • “Identifying the match statistics that discriminate winning, drawing, and losing soccer teams in the FIFA World Cup” – Agron Thaqi;
  • “Can Elite Football Players Maintain Jump Performance from the Preparation Phase Through the Competition Phase?” – Mevlana Jakupi, Milaim Berisha;
  • “The Effect of Different Psychological Techniques on the Performance of Football Players” – Fatlum Rexhepi, Agron Thaqi.
  • Në sesionin e tretë, pjesëmarrësit diskutuan lidhjet mes aktiviteteve fizike dhe vetëbesimit te fëmijët në moshë shkollore, ndikimin e fazës ekscentrike të kontraktimit të muskujve te performanca e kërcimit në volejbollistët U15, dhe trajtimin e lëndimeve të gjurit te basketbollistët.
  • “Relationships between Levels of physical activity and selfefficacy in young school-aged children” – Ivan Šerbetar, Katarina Čolig;
  • “The Impact of Upper Extremities and the Eccentric Phase of Muscle Contraction on Jump Performance in U15 Volleyball Players” – Alberina Shabani, Milaim Berisha;

  • “Relationships between physical fitness and observed weekly levels of physical activity of the children aged 9 and 10 years” – Ivan Šerbetar, Mateja Mijatović, Marija Milivojević;
  • “Knee Injuries in Basketball” – Arber Berisha, Masar Gjaka;
  • “Match analysis and physical characteristics of table tenis players” – Abedin Bahtiri.

Në përmbyllje të konferencës, trajneri olimpik Driton Kuka mbajti një fjalim mbi temën “Post-Olympic Blues”, duke ndarë përvojat dhe sfidat e sportistëve pas sukseseve olimpike. Konferenca u mbyll nga Milaim Berisha, i cili falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe theksoi rëndësinë e këtij takimi për të nxitur shkëmbimin e njohurive dhe avancimin e studimeve në fushën e sportit.