Konferenca Ndërkombëtare e Medias, Komunikimit dhe Gazetarisë, Shkencave Politike dhe Juridikut ka nisur mbledhjen e abstrakteve
26/06/2019Media, Komunikim dhe Gazetari, Shkenca Politike dhe Juridiku, janë fushat të cilat në secilin edicion të Konferencës Ndërkombëtare të UBT-së ngjallin interesim të jashtëzakonshëm në mesin e studiuesve vendorë e ndërkombëtarë.
Qëllimi i konferencës është të lehtësojë shkëmbimin e njohurive midis akademikëve të rinj, studentëve pasuniversitarë, kandidatëve të doktoraturës, hulumtuesve të rinj dhe ekspertëve industrialë, për të ndarë pikëpamjet dhe përvojat në fushën e shkencave kompjuterike dhe inxhinierisë së komunikimit, sistemeve të informacionit, si dhe fushave tjera të ngjashme.
Punimet dhe prezantimet për Konferencën e Medias, Komunikimit dhe Gazetarisë duhet të trajtojnë tema të tilla si:
- Reklamimi
- Media Alternative dhe e Komunitetit
- Inteligjenca Artificiale dhe gazetaria
- Komunikimi dhe Fushatat e multi-medias
- Studimet Kritike dhe Kulturore, Rinia, Gjinia dhe Komunikimi
- Etika e Shoqërisë & Etika e Komunikimit
- Komunikimi i Integruar i Marketingut
- Komunikimi masiv, Shoqëria dhe Globalizimi
- Etika e Medias (gjithashtu, E drejta e autorit dhe Pronësia Intelektuale
- Media, Ndryshimet Klimatike dhe Studimet e Ambientit
- Standardet e gazetarisë profesionale dhe Kodet e Etikës
- Mediat Sociale, Gazetaria Shkollore
Punimet dhe prezantimet për Konferencën e Shkencave Politike duhet të trajtojnë tema të tilla si:
- Ekonomi politike
- Administrata publike
- Pabarazia dhe stratifikimi
- Integrimi Euro-Atlantik i Ballkanit
- Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe rajonal
- Organizatat Evropiane dhe Ndërkombëtare
- Çështjet Diplomatike të Njohjes së Shtetit
- Siguria Njerëzore
- Siguria Kombëtare dhe Ndërkombëtare
- Konflikti etnik në shekullin XXI
- Çështjet teorike të demokracisë
- Teoria dhe Strategjia e Politikëbërjes
Punimet dhe prezantimet për Konferencën e Juridikut duhet të trajtojnë tema të tilla si:
- Arbitrazhi ndërkombëtar
- Kujdesi social, të drejtat e njeriut dhe siguria
- Ligji i BE-së në sektorë të ndryshëm
- Privatësia dhe siguria e informacionit
- Teknologjia – riorganizimi i praktikës së ligjit
- Ligji për migracionin kundrejt politikave të migracionit
- Arsimi i lartë dhe qasjet e reja
- Ligjet dhe rregulloret e ligjit
- Qasjet dhe dimensionet e arsyetimit ligjor.
Për më shumë detaje, klikoni në: http://conferences.ubt-uni.net/2019/ , teksa pyetjet tuaja shtesë mund t’i dërgoni në: info@ubt-uni.net.