Konferencë me rastin e Ditës Botërore të standardeve

19/10/2010

 

“Quality Kosova” anëtarësohet në “Organizatës Evropiane për Cilësi”   

 

“Ne si institucion i lartë arsimor kemi themeluar organizatën Quality Kosovav (QK), përmes kësaj organizate sot Kosova është anëtarësuar  në Organizatën  Evropiane për Cilësi (EOQ), tha Presidenti i UBT –së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, në Konferencën  e  Ditës Botërore të standardeve,  të mbajtur në Prishtinë.

 

“Duke e parë rendësin e cilësisë dhe të standardeve në Kosovë ne si institucion i lartë arsimor jemi munduar dhe kemi marr iniciativën me themelu organizatën Quality Kosova (QK). Përmes kësaj organizate sot Kosova është anëtarësuar  në Organizatën  Evropiane për Cilësi (EOQ).  Të gjitha vendet e zhvilluara kanë organizata të tilla, të cilat mundohen ta promovojnë cilësinë e vendit të vet, dhe me themelimin e organizatës në fjalë, edhe Kosova sot është karshi tyre” tha Presidenti i UBT, Prof. Dr. Edmond Hajrizi,  në Konferencë me rastin e Ditës Botërore të standardeve, të  organizuar nga Agjencia e Standardizimit – Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Po ashtu gjatë konferencës  kjo agjenci ka prezantuar katalogun e saj me mbi 3.100 standarde të miratuar e që tash janë në shërbim të bizneseve vendës. “ Prodhuesi kosovar do të jetë më shumë i pranuar në tregun ndërkombëtar dhe vendas vetëm duke i pranuar standardet evropiane dhe ndërkombëtare që tashmë janë  të njohura si standarde kosovare. Tregun evropian mund ta mposhtet vetëm me produktet kosovare vetëm me plotësimin e standardeve” , ka thënë kryeshefi i Agjencisë së Standarizmit të Kosovës,  Hafiz Gara. 

 

Katalogu i standardeve kosovare, ngërthen në vetë të gjitha standartete e miratuara kosovare që janë në përputhje me ato evropiane dhe ndërkombëtare,  standarete për ndërtim, shërbime postare, derivatet energji, përpunim i drurit , shëndetësi,  makineri, tekstil etj.   

 

Kurakuq Kastrati bëri prezantojë “Direktivat e BE-së që kërkojnë të kenë shenjën ‘CE’.

Ai tha se duhet të bëhet shumë punë që Kosova të jetë në krah me vendet e BE-së për sa i përket standardizimit të produkteve. 

 

Sipas tij, direktivat e BE-së për harmonizim kanë kërkesa themelore që kanë të bëjnë me shëndetin dhe sigurinë e produkteve, që duhet t’i plotësojnë për t’i plasuar në treg. 

 

“Kërkesa për produkte duhet të jetë e harmonizuar me standarde evropiane për plasim në treg. S’do mend se produktet duhet të jenë të standardeve të larta për t`i pranuar BE-ja”, tha ai.