Kompania “Laberion” mirëpriti për një vizitë studentët e Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT
29/12/2022Studentët e Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, në kuadër të vizitave studentore, kanë zhvilluar një të tillë në kompaninë “Laberion”, në Podujevë.
Në kuadër të kësaj vizite, studentët diskutuan dhe patën rastin të shohin në detaje procesin teknologjik të prodhimit të lëngjeve dhe produkteve të tjera, duke filluar nga lënda e parë dhe deri tek produkti final, si dhe demonstrimin e analizave fiziko-kimike dhe mikrobiologjike.
Ndër të tjera, në këtë vizitë u diskutua për sistemin HACCAP, më në detaje për pikat e kontrollit dhe pikat kritike, monitorimi dhe raportimi sipas ISO standardeve që kompania implementon.