Klinika Specialistike e Stomatologjisë UBT vazhdon me ofrimin e të gjitha shërbimeve profesionale stomatologjike dhe estetike

18/03/2022

Zhvillimi i shkencave mjekësore përbrenda institucionit në një nivel krejtësisht tjetër, ka bërë që UBT përmes Poliklinikës të ketë mundësinë edhe të ofrimit të shërbimeve për qytetarët, në mënyrë që të jepet kontributi për shoqërinë bazuar në zhvillimin e shkencave mjekësore.

 

Me zhvillimin e Fakultetit të Stomatologjisë, UBT është duke e vazhduar punën dhe angazhimin me të gjithë specialistët e shëndetit oral në Klinikën Specialistike të Stomatologjisë.

 

Klinika Specialistike e Stomatologjisë është duke e zhvilluar punën klinike, laboratorike dhe imazherike me pajisje të teknologjisë së fundit, duke ofruar kushte moderne infrastrukturore për të kryer të gjitha shërbimet për qytetarët, të zhvilluara sipas standardeve ndërkombëtare.

 

Shërbimet e Klinikës Specialistike të Stomatologjisë UBT, ofrohen në kuadër të disa departamenteve specialistike si: Klinika e Protetikës Stomatologjike, Klinika e Sëmundjeve të Dhëmbit me Endodoncion, Klinika e Parodontologjisë dhe Mjekësisë Orale, Klinika e Ortopedisë së Nofullave, Klinika e Kirurgjisë Orale, Laboratoriumi i Teknikës së dhëmbëve, Klinika e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive, Paraklinika Stomatologjike me Rentgen Diagnostikë, dhe Njësia e triazhimit me emergjencë.

 

Klinika Specialistike e Stomatologjisë ofron disa shërbime stomatologjike:

 

  • Mbushje të përhershme të dhëmbëve;
  • Shërim të kanaleve të dhëmbëve;
  • Pastrim i dhëmbëve;
  • Aparate për drejtim të dhëmbëve: të lëvizshme, fikse dhe të tejdukshme;
  • Proteza të lëvizshme;
  • Ura porcelani;
  • Zircon;
  • Nxjerrje e dhëmbëve;
  • Apikotomi;
  • Mbjellje e dhëmbëve me metoda më bashkëkohore;
  • Shërbime estetike;
  • Shërbimet tjera specifike që mbulohen në kuadër të kësaj veprimtarie;

 

Personeli që i ofron të gjitha llojet e shërbimeve stomatologjike dhe estetike janë specialistët, profesorët, asistentët, laborantët, infermierët dhe studentët, duke ofruar shërbime cilësore dhe trajtim profesional për secilin pacient.

 

Klinika gjendet në magjistralen Prishtinë – Ferizaj afër rrethit të QMI-së, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT- së, në Lipjan, ndërkaq Qendra Këshillimore në Prishtinë.