Këshilltari Ushtarak i Presidentes së Republikës, Gjeneral Brigade, Sefer Isufi mbajti një ligjëratë tematike për studentët e UBT-së

14/05/2024

Në UBT qëndroi për të zhvilluar një ligjëratë tematike, Këshilltari Ushtarak i Presidentes së Republikës, Gjeneral Brigade, Sefer Isufi.

Së bashku me Prof. Gjon Culaj, ata diskutuan me studentët e Fakultetit Studime të Sigurisë dhe Fakultetit Shkenca Politike në UBT, rreth temës: “Kërcënimet dhe Sfidat për Sigurinë Nacionale të Kosovës”.

Studentët u njohën nga afër me perspektivat e Gjeneralit Isufi dhe u informuan më në detaje për sigurinë kombëtare në Kosovë.