
Katër grupe shpallen fituese të garës UBT Spaghetti Bridge 2025
22/04/2025BridgeBros, Ducato di Mantova, Spaghettineers dhe Juniorat 05, janë katër grupet fituese të edicionit të dytë të garës “UBT Spaghetti Bridge Building Competition 2025”, e cila përfundoi me sukses në ambientet e UBT-së, duke sjellë një ndërlidhje në mes kreativitetit, bashkëpunimit dhe inovacionit ndërdisiplinor.
Me një atmosferë dinamike, krijuese dhe plot energji rinore, gara u zhvillua nën moton simbolike “Ura që na bashkon”, duke mbledhur dhjetëra studentë, profesorë, dekanë dhe përfaqësues nga institucione të ndryshme vendore e ndërkombëtare.
Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, Prof. Visar Krelani, theksoi se kjo garë është një mundësi e veçantë që studentët të përballen me sfida reale të inxhinierisë dhe të aplikojnë njohuritë e tyre në praktikë përmes zgjidhjeve kreative dhe bashkëpunuese.
Profesorët Driton Kryeziu dhe Blendian Nela vlerësuan angazhimin dhe përkushtimin e lartë të studentëve, duke shtuar se aktivitete të tilla janë thelbësore për zhvillimin e mendimit kritik, aftësive praktike dhe përgatitjen e profesionistëve të rinj në fushat teknike dhe krijuese.
Në garë morën pjesë grupe të ndryshme studentësh nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Dizajnit të Integruar dhe Arkitekturës, të cilët ndërtuan ura funksionale duke përdorur spageti – një sfidë që kërkonte kombinimin e dijes strukturore me kreativitetin dhe punën ekipore.
Fituesit e garës janë:
Vendi i Parë – Grupi BridgeBros
- Butrint Kryeziu
- Ermal Qafleshi
- Shqipron Morina
- Joni Kryeziu
Vendi i Dytë – Grupi Ducato di Mantova
- Luis Prela
- Kosovare Elshani
- Margon Matiqi
Vendi i Tretë – Grupi Spaghettineers
- Eliza Gjoshi
- Zjarrta Gjonbalaj
- Etnik Doda
- Leuron Gerguri
- Lorik Gerguri
Vendi i Katërt – Grupi Juniorat 05 (Nxënës të Shkollës Teknike nga Ferizaj)
- Bardh Asllani
- Anes Uksmajli
- Ersan Shabani
- Luan Uka
- Ali Neziri
Kjo garë tashmë është shndërruar në një traditë të re në UBT, që promovon vlerat e arsimit cilësor dhe të ndërveprimit mes studentëve nga fusha të ndryshme, duke krijuar një urë reale dhe simbolike mes njohurive dhe krijimtarisë.
UBT falënderon sponsorët për mbështetjen e vazhdueshme: Vëllezërit e Bashkuar – Prizren, Toni Company – Ferizaj, Inon – Prishtinë, Liridoni dhe Daci.