Kastriot Këpuska zhvilloi një ligjëratë tematike rreth ndikimit të fondit kosovar për garanci kreditore në zhvillimin e agrobiznesit për studentët e UBT-së

15/12/2023

Kastriot Këpuska nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, ka zhvilluar një ligjëratë tematike me studentët e vitit të tretë të Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, Specializimi TU me temën: “Fondi Kosovar për Garanci Kreditore dhe ndikimi i këtij fondi në zhvillimin e agrobiznesit”.

Në kuadër të lëndës: “Menaxhimi i projekteve në shkencat e ushqimit”, me bartës profesorin Vezir Januzi, studentët patën rastin të informohen rreth funksionimit të këtij fondi, mundësive të mira që ka Fondi Kosovar për Garancitë Kreditore me theks të veçantë në zhvillimin e agrobiznesit.

Duke cekur edhe bashkëpunimin e mirë me shumë organizata ndërkombëtare kredibile, si dhe bashkëpunimin dhe përkrahjen nga Qeveria e Republikës së Kosovës.