Kanë mbetur edhe dy ditë për të votuar për studentin Benart Shala – Mundësinë për votim e gjeni brenda tekstit

14/01/2019

Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për t’i ndihmuar studentit të UBT-së, Benart Shala, për të jetësuar ëndrrën e tij që ta dalë fitues nga gara ndërkombëtare e arkitekturës, pjesë e të cilës janë 100 arkitektë të rinj nga e mbarë bota.

 

Projekti i tij, “Arkitektura nën efektin e fluturës” është përjetim ndryshe i arkitekturës në të ardhmen, projekt të cilin Benarti e nxori në pah për afro tetë muaj.

 

“Platforma e arkitektëve të ardhshëm” është një garë ndërkombëtare,  me seli në Lubjanë të Sllovenisë, që mbledh idetë e arkitektëve, të cilët  do të  ndërtojnë qytetet e Evropës në vitet në vijim.

Ju mund të votoni për projektin e Benartit duke klikuar në opsionin “I like this”, që gjendet në linkun: http://futurearchitectureplatform.org/projects/dbb60b52-6955-4364-9223-4ac7e83127d6/?fbclid=IwAR2aDdJW2bOtXecoT-nO-uomyQrNCiswk0PGzp0_hjkHskuAA5sIR_4eSW8